zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është shqiptarja që u përdhunua në Greqi. U gjet e lidhur dhe e plagosur

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre e ndodhur në Athinë, ku një shqiptare u përdhunua nga një 27-vjeçar palestinez.

33-vjeçarja që u lidh e më pas u abuzua seksualisht dhe u dhunua është identifikuar si Gabriela Çelaj nga Kuçova.

Mediat fqinje shkruajnë se ajo kishte shkuar me dëshirë në shtëpinë e 27-vjeçarit Mohamad Odi, ku më pas u përdhunua.

Efektivët mbërritën në banesë pas njoftimit nga fqinjët që dëgjonin të bërtitura “Ndihmë, ndihmë”.

Ata e gjetën Gabriela Çelajn të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.

Ajo u transportua në spital, ku u mor në pyetje dhe identifikoi autorin.

27-vjeçari nga Palestina u arrestua nga policia greke.

Ai u ndalua gjatë një kontrolli të rastësishëm në rrugë, ku ju gjet një thikë.