Aplikacion
I riu që u përplas për vdekje nga një makinë është Gëzim Muçaj. Ai po shkonte në punë së bashku me tre kolegë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, kur u aksidentuan. Ata ndaluan në autostradë për të parë dëmet materiale, por më pas, një mjet tjetër që drejtohej nga Ismail Laçe, i përplasi.
Për pasojë, 28-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjerët e tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës.
Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci janë në gjendje kritike, ndërsa gjendja e Eduart Ripa paraqitet më stabël.
Shoferi i mjetit tjetër, Ismail Laçe është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Edi Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës! Mbledh administratën e Bashkisë në sheshin “Skënderbej”