zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 67-vjeçari që u vra me armë në Laç

Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Laç.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se viktimë mbeti 67-vjeçari Dodë Mamli.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Vilëz.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar dinamikën e krimit dhe për të identifikuar autorët.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Postime të lidhura