Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në pronën e Frida Salës dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë që vijojnë kontrollin në zonë dhe po kryhen veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Arrestimi i Veliajt, Rama: Dorëheqjen time, harrojeni! Ka dy rrugë për t’u larguar unë nga politika