zoom

Aktualitet

Emri/ E trishtë në Itali, 18-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur  në Pistoia të Italisë, ku  Daniel Reçin u gjet i pajetë në shtrat.  Në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.

Pasi kishte mbushur moshën madhore në tetor të 2022-shit, atij iu bashkuan anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye prej dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël.