zoom

Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën motoçiklisti

Një aksident tragjik ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër.

Sipas burimeve, një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës, shtetasin Arben Tanushi.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe transportimit të tij në spital, i plagosuri nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.