zoom

Politikë

Emrat/ Zbardhen kushtet e Ibsen Elezit për garën me Berishën

Kandidati i vetëm sfidues i Sali Berishës për postin e kryetarit të PD, Ibsen Elezi, kishte thirrur në mesditë gazetarët por mospjesëmarrja e medias e detyroi që ta anulojë atë për një orë tjetër.
Elezi do të lexonte kushte që i ka vënë Komisionit të Themelimit, për vazhdimin nga ana e tij të garës me Sali Berishën.

Ai do të dorëzojë sot një dokument me dy pika-kushte në të cilat ai kërkon përjashtimin e 7 eksponentëve të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit Elektoral, si dhe shtyrjen për 14 ditë të votimit për kryetar.

Dokumenti i plotë
“1.Largimin nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit Elektoral te kryetares aktuale Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozdo si persona te implikuar në manipulimin e votave, evidentuar kjo në proceset zgjedhore të 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021. Jo vetëm sigaranci per procesin zgjedhor por edhe per imazhin e PD ne opinionin publik.
2. Marrjen e masave perjashtuese nga cdo funksion drejtuesi gjithë personave të përfshirë në komisionet zgjedhore gjatë këtyre proceseve të cituara më sipër.
1. Albana Vokshi
2. Belind Kellici
3. Edi Paloka
4. Ivi Kaso
5. Edmond Spaho
6. Eno Bozdo
7. Clirim Gjata”- thuhet në kërkesë siguarar nga Gazeta Shqip
Gjithashtu në kërkesën e dytë Elezi bënë me dije se zgjedhjet brenda partisë për kryetar duhet të shtyhen me një afat kohor prej 14 ditësh dhe nga ana tjetër të realizohet zhvillimi i debateve elektorale të përbashkta para anëtarësisë, premtuar kjo nga Sali Berisha.
“1.Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me një afat kohor të paktën 14 ditor.
2.Zhvillimin e takimeve elektorale të perbashkëta me debat para antarësisë siç kandidati rival ka premtuar gjatë fushatës 6 mujore të foltores me antarësinë, Kjo do të evitonte gjithashtu mbledhjet e dyfishta të antarësisë në bazë.