zoom

Të gjitha

(EMRAT) Skandali i të dhënave, këta janë punonjësit e arrestuar

Zbulohen emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me skandalin e rrjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Zoom.al mëson se janë vënë në pranga Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Si rrodhi database-i

Specialistja e IT-së, Eni Qirjako, e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB, të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, që bashkë me një tjetër i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Çfarë dihet për të arrestuarit

Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve

Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve

Klodian Sota- Përmbarues

Endri Ikonomi- Përmbarues