Aplikacion
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Durrës
Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënjestra”.
Operacioni i zhvilluar nga sektori i Hetimit të Krimve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës, për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Durrës, mirëorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënjestra”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.