zoom

Aktualitet

EMRAT/ Operacioni kundër kriptomonedhave, kush janë të arrestuarit

Një operacion policor po zhvillohet në Tiranë e Shkodër kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha.

Policia ka ekzekutuar 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme.

Ndërsa personat e tjerë jane bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha.

Deri tani policia thotë se janë 17 persona të arrestuar ndërsa operacioni vijon.

EMRAT

1. Arlin Kajo
2. Lidra Leka
3. Pirro Verdhi
4. Valentino Leka
5. Riduan Bajrami
6. Ridvan Nuhiji
7. Nexhmedin Sali
8. Muhamed Saraçi
9. Aurora Bregu
10. Evis Sopi
11.Frederik Sinanaj
12.Aldi Ruli
13.Tedi Agastra
14.Arberor Agastra
15. Spartak Gjoçi
16.Armando Gjoçi
17. Jonid Lazaj
18. Genci Sula
19. Dorian Dodaj
20. Denard Dani