zoom

Aktualitet

Emrat/ Ngacmuan seksualisht 17-vjeçarin dhe e nxorrën në TikTok, arrestohen dy 19-vjeçarë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga policia në Lezhë.

Dy 19-vjeçarë u arrestuan, pasi kanë marrë në makinë një 17-vjeçar dhe e kanë drejtuar drejt fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë, pa dëshirën e tij.

Pas kallëzimit të të miturit, Lezhë të arrestuarit; Amarildo Gjoka 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi 19 vjeç, të dy banues në fshatin Malsi ranë në pranga.

“Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Pak javë më parë një çift i ri u arrestua nga policia e Lushnjes pasi kishin krijuar video me përmbajtje seksuale me foshnjën e tyre për TikTok.