zoom

Aktualitet

EMRAT/ Maskoheshin si gazetarë, policia arreston 4 të rinj që shisnin ekstazi

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Drug party” në Tiranë.

Policia thotë në një njoftim se ka sekuestruar 300 tableta të dyshuara si ekstazi.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit E.N., në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis” – njoftoi policia.

Sipas burimeve paraprake, 4 të arrestuarit nga antidroga e Tiranës, janë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Ata maskoheshin si gazetarët e një portali.

Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrë, janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi.

Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë, dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Çmimi i ekstazisë shitej 1 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 3 mijë Lekë.