zoom

Aktualitet

Emrat/ Kush janë militantët e PS që qëlluan ndaj zyrës së PD në Kavajë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur brenda zyrave të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. Bëhet e ditur se i plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetati i identifikuar si Bledar Okshtuni i cili ka marrë plumb në pjesën e këmbës.

Burimet bëjnë të ditur se konflikti ka nisur për largimin e makinave pranë selisë së PD por më pas ka agravuar.

Autori i plagosjes dyshohet se është Ndriçim Jonuzi i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë kandidatja e PD GRida Duma tha se agresorët që shkaktuan konfliktin fillimisht janë përfaqësues të policisë bashkiake, Markel Shtylla e Dorian Troplini.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.