Aplikacion
Për kë bëhet fjalë? – e pyeti Fevziu. Dhe Batoni, me një qetësi përmes të cilës tentoi të jepte siguri e vërtetësi të informacionit që kishte, iu përgjigj:
-Mendoj që janë 3 biznesmenë të cilët e kanë një afërsi, të cilët e kanë ndërtuar prej kohësh. I pari është Behgjet Pacolli, që ka afërsi me dhëndrin e Trump-it dhe vajzën e tij, e cila ka qenë edhe në Kosovë e Shqipëri.
Pastaj është një grup i gazetarëve, duke përfshirë edhe Beratin (Buzhalën), që e kanë një lidhje jashta familjes Pacolli, me zotin Grenell, që e kanë ruajtur për shkak të historisë me Kosovën.
Pastaj është Shefqet Kastrati, i cili ka gjithashtu afërsi, me familjen e Trump në disa nivele, madje ai ka edhe me Ivankën dhe Jared-in, por edhe me Tiffany.
Ky rrëfim “befasues” i Batonit sapo Trump u zgjodh president, për fat të keq ngjan me ato garat e thashethemeve alla-shqiptarçe që hapen për të treguar sa më shumë afrimitet me njerëzit e fuqishëm, si ato ku tentohet t’i gjenden edhe Lionel Messit rrënjë shqiptare, vetëm pse ai është futbollisti më i mirë në botë. Presidentit Bush, për shembull, iu gjetën ca lidhje në Korçë. Kur iku nga presidenca, rrënjët shqiptare iu thanë menjëherë.
Berati, për shembull, do jetë habitur me Batonin. Ndonëse është një prej komentatorëve më aktivë në hapësirën shqipfolëse, ai nuk e ka pohuar ndonjëherë të ketë miqësi me familjen Trump. Me Grenell, po. Dhe nëse miqësia e Beratit me Grenell quhet miqësi me Trump, atëherë rezulton që edhe miqtë e Beratit në Kosovë, Shqipëri etj, të quhen miq të Trump. S’ka asgjë për t’u habitur: ata njohin Beratin, Berati njeh Grenell, Grenell njeh Trump, e kështu me radhë si një lojë kungulleshkash që s’i dihet fundi.
Pacolli thuhet se e ka mik Trump për shkak se ka publikuar disa foto me të, në njërën prej të cilave ai bën një selfie, teksa Trump është në terezinë e tij në sfond.
Të jetë kjo miqësi? Apo është më shumë një dashuri e njëanshme e një biznesmeni të një vendi të vogël ndaj një biznesmeni dhe presidenti të vendit më të fuqishëm në botë?
Përsa i përket Shefqet Kastratit, ai nuk ka foto me Trump. Por lidhjen e vetme me të duket se ka afërsinë e pronës së tij me vilën në Mar a Lago që ka presidenti amerikan. Por të thuash që janë miq vetëm pse njëri blen tokë e shtëpi në një zonë me tjetrin, është njësoj si të thuash se Ervis Martinaj ishte mik me Edi Ramën për shkak se bleu një vilë në Surrel afër shtëpisë së Ramës, apo pse të dy njihnin Arben Ndokën. /Zoom.al
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”