zoom

Aktualitet

EMRAT/ Arrestohen dy mashtruesit, tentuan t’i merrnin biznesmenit 50 mijë euro

Policia e Tiranës arrestoi dy të rinj, që përmes mashtrimit, tentuan t’i zhvasnin një biznesmeni 50 mijë euro.

Në prangat e policisë ranë Alban Gjoni, 19 vjeç, dhe Rudor Balla, 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim edhe një i tretë, 25 vjeç, që po ashtu dyshohet se ishte pjesë e skemës së mashtrimit.

Të rinjtë i prezantoheshin bizmesmenit si përfaqësues të një personi publik, duke e mashtruar për t’i marrë paratë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.