zoom

Aktualitet

Emigrantët shqiptarë lënë Atdheun, dyndje dhe fluks në pikat kufitare

Fluks emigrantësh në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, kryesisht Kakavijë dhe Kapshticë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2081 shtetas dhe kanë dalë 5069, me një shifër në rritje për të larguarit.

Raportohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 2856 shtetas dhe kanë dalë 2652. Policia ka rritur shërbimin e sporteleve, me dyfishim të tyre në dalje.

Kurse shifrat nga Kakavija janë dyfish nga ato të kapshticës, teksa emigrantët kthehen pas festave në vendet e tyre të punës.

Ashtu si për çdo vit, pasi kaluan Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në atdhe, emigrantët shqiptarë po kthehen në Greqi. /ZOOM.AL/