zoom

Aktualitet

Emëroi Ervin Muçën në krye të IT për Policinë? Ja si përgjigjet Rrumbullaku…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në fjalimin e mbajtur përpara gazetarëve, u pyet edhe për rastin e Ervin Muçës në krye të sektorit IT për çështjen TIMS, përveç dosjes për Ervis Martinajn.

Gazetari e pyeti përse ka emëruar një person pa certifikatë sigurie në krye të IT të Policisë së Shtetit, teksa kryepolici i dha përgjigje mohuese rreth informacionit të nënkuptuar në pyetje.

“Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni”, tha Rrumbullaku shkurt, duke vijuar me të tjera pyetje nga gazetarët.

Kryepolici doli për operacionin mbarëkombëtar antitrafik, kundër trafikut të klandestinëve dhe drogës, teksa u bënë rreth 1 mln euro sekuestrime në pasuri të ndryshme.

Kurse Gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ervin Muçën, ish-kreun e IT në Policinë e Shtetit, tashmë i pezulluar nga Rrumbullaku.