Aplikacion
Të njëjtin mendim me të ndante edhe Çiljeta, ndërsa këngëtarja u shpreh se ai ka ikur nëpër ishuj duke jetuar jetën e tij. Biseda u bë te “Ferma VIP”, spektakli tjetër televiziv, që po rivalizon “Big Brother”.
“Jam e bindur së Michael Jackson është gjallë. Kisha prerë biletën e parë për në Londër koncertin e parë në 2009 kur do fillonte turneun e madh dhe vdiq. Jam e bindur janë nëpër ishuj, kanë ikur. Është sistemi sepse Michael kur ishte i ri bëri gabimin që punoj për sistemin, ia futën dhe morën lekët siç ia dhanë. Kur iu hapën sytë ishte vonë, e bënë pedofil dhe lloj lloj gjëje. Unë vdes për Michael dhe është gjallë 100 përqind”, tha Elsa.
Michael Jakson ka ndërruar jetë në vitin 2009 në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal. Raporti i autopsis së 50-vjeçarit u botua më vonë dhe konfirmoi se trupi i tij ishte i mbuluar me plagë.
Jackson kishte plagë tek krahët, që besohej se i ishin shkaktuar nga medikamentet që injektonte gjatë përpjekjes së dëshpëruar për të kapërcyer pagjumësinë kronike. /ZOOM.AL/