zoom

Slider

Eliminimi i kuqezinjve/ Kurti: Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja, premtuese

Kryeministri i Kosovës ka reaguar pas përfundimit të rrugëtimit të Kombëtares shqiptare në Europian, e cila u eliminua pas disfatës me Spanjën.

Albin Kurti ka vlerësuar futbollistët kuqezi duke u shprehur se “ky grup lojtarësh na bëri krenarë”.

Kurti shprehet besimplotë se e ardhmja e Kombëtares shqiptare është premtuese.

Postimi plotë:

Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.

Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.

Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë.