Aplikacion
Sipas policisë, Shabani është atentatori i tretë i vrasjes së ish-oficerit të Policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi.
Bashkë me Armando Llakajn dhe Marjus Tafën, 12 vite më parë, Shabani ekzekutoi oficerin të policisë së Elbasanit i njohur me pseudonimin “Doda”.
Policia bëri të ditur se ata i bënë pritë oficerit të policisë, Roland Rexhepi në Lagjen Vullnetari poshtë banesës se tij.
Armando Llakaj dhe Marsjus Tafa janë të dënuar nga drejtësia me 24 dh 23 vite burg dhe janë duke vuajtur dënimin.
Ndërkohë që Florenc Shabani kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit.