zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa për hakmarrje, dërgohen në gjyq 2 të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës njoftoi se përfundoi hetimet dhe dorëzoi në Gjykatë dosjen ndaj të pandehurve Andrea Bode dhe Albano Velo, të dyshuar për vrasjen e  biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, atentat i finalizuar në Tiranë vitin e kaluar, pas një ndjekjeje dhe planifikimi të gjatë.

Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si ‘Sanco’, gjatë një atentati afër TEG-ut dy vite më parë, me minë të telekomanduar.

Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës. Edmond Papa u vra në rrugën “Fadil Binaku” në Tiranë.

Shkak dyshohet lufta për territor dhe kontrolli i drogës në aksin Shqipëri-Greqi.

Dyshimet flasin për humbjen e një ngarkese të madhe droge nga Sadikaj vite më parë, që ndezi zjarrin brenda anëtarëve të grupit dhe drejtuesve, që besohet se japin urdhra nga burgu në vendin fqinj.

Deri tani numërohen të paktën 7 të vrarë mes dy kampeve rivale. /ZOOM.AL/