zoom

Aktualitet

Eksportuesit po dëmtohen nga nënçimi i euros/ Sejko: Lidhini kontratat në avancë, do ju trajnojmë

Shoqatat eksportuese në vend presin nga Banka e Shqipërisë të ndërhyë për të normalizuar kursin e këmbimit sepse nënçimi i vazhdueshëm i euros po iu shkakton dëm financiar.

Por, Guvernatori Gent Sejko, në një letër drejtuar eksportuesve, shprehet se nuk do të ndërhyjë, por mund t’i ndihmojë me trajnime për të lidhur kontratat në avancë.

“Sektori ynë bankar ofron prej kohësh instrumetin e kontratave të së ardhmes, të cilat ofrojnë mbrojtje ndaj lëvizjeve të forta dhe të padëshirueshme të kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë është e gatshjme për t’ju ndihmuasr me trajnime dhe ekspertizë për përdorimin e këtyre instrumenteve”, shkruhet mes të tjerash në letrën që Sejko u ka dërguar eksportuesve.