zoom

Aktualitet

U dhunua nga babai/ Ekspertiza: 6 -vjeçarja ka dëmtime në organet gjenitale

Ekspertiza mjeko-ligjore e te miturës në Kamez ka zbuluar se ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime ne organet gjenitale.

Masa e sigurisë ndaj R.K babait 27 vjeçar do të jepet ditën e nesërme në dhomën penale në Tiranë. I ati e mohon ta ketë përdhunuar, por pranon dhunën. Në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se si nëna e babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht.

Kujtojmë se ditën e djeshme policia vuri në pranga babanë e vajzës të mitur, 27-vjeçarin R.K. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur. Ndërkohë pritet të dal edhe ekspertiza mjeko-ligjore për vajzën e mitur.

Postime të lidhura