zoom

Lajme

Einxhel Shkira thumbon kolegët: Janë 5 moderatorë…

Einxhel, ndonëse është shkëputur përkohësisht prej ekranit, sërish është mjaft aktive në rrjetet sociale. Rishtazi, dikush i shkroi Einxhelit që të prezantonte Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe moderatorja përfitoi paksa nga rasti që të thumbonte kolegët.

“Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror”, u shpreh Einxhel dhe e shoqëroi postimin edhe me emoji duke qeshur.

Dheee sa i përket rikthimit të saj, Einxhel u ka premtuar njerëzve se do të vijë shpejt, ashtu siç duan ta shohin. “Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”, replikoi ajo në një koment në qershor të këtij viti.