zoom

Lajme

Egla “pa frena”, ngacmon me fjalor erotik Erjolën: Të mbaj zgupthi gjithë natën, budallaqe…

Egla Ceno dhe moderatorja Erjola Doçi, janë përfshirë sot në një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi aktorja e cila dëshironte të flinte gjumë u besdis nga biseda e banores me konkurrentët e tjerë.

Aktorja i ka kërkuar prezantues të ulë zërin, por Erjola Doçi nuk ka pranuar duke bërë që Egla Ceno ta “kërcënojë”, duke i thënë që “do të të mbaj zgupthi gjithë natën”.

“Zgupthi avash, mbaj kë je mësuar me mbajt”, iu kthye moderatorja, ndërsa aktorja iu përgjigj: “Mos u eksito se po të fejon partia”.

Pjesë nga debati mes dy banoreve:

Egla: Ul zërin.

Erjola: Pse do e ulim, do mundohemi.

Egla: Do të kërcesh gjithë natën, do të të mbaj zgupthi gjithë natën po s’e ule zërin.

Erjola: Zgupthi avash, mbaj kë je mësuar, e mbajt.

Egla: Ty, ty…

Erjola: Kujdes me fjalorin.

Egla: Mos u eksito se po të fejon partia.

Erjola: Unë nuk kam tregu eksitim në këtë shtëpi, kujdes mënyrën se si më drejtohesh.

Egla: Ule zërin, budallaqe.

Erjola: Të ishe gru, kishe respekt. Kujdes mos eksitohesh ti. /ZOOM.AL/