zoom

Aktualitet

Efektivin e dhunoi fqinji, zbardhen detaje nga sulmi në Shkodër

Zbardhen detaje të reja nga sulmi në Shkodër, ku u dhunua efektivi Admir Okaj.

Ai u sulmua jashtë shërbimit nga fqinji e tij.

Ky i fundit e goditi punonjësin e policisë me sende të forta në kokë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai është identifikuar nga forcat e policisë, që po punojnë për ta kapur.

Konflikti mes tij dhe Admir Okajt ndodhi për shkaqe banale, sipas dëshmisë së dhënë nga efektivi në spital.