zoom

Aktualitet

Edi Rama heq nga Instagrami Shefqet Kastratin. A është shenjë se nuk do që të identifikohet me të

Edi Rama heq nga Instagrami Shefqet Kastratin. A është shenjë se nuk do që të identifikohet me të

Kryeministri Edi Rama ka nisur t’i rrallojë miqtë e vet. Të paktën kjo po i ndodh në rrjetet sociale. Në llogarinë e tij në Instagram prej pak ditësh ai ka një mik më pak. Bëhet fjalë për llogarinë e “Kastrati Group” të Shefqet Kastratit, një biznesmen shumë i afërt me të.

Nuk dihet arsyeja që Rama e hoqi nga lista e followers-ave Kastratin.
Por mesa duket, me “fazën e re” në të cilën Rama tha se ka hyrë qeveria e tij ditën e arrestimit të Vangjush Dakos, kryeministri nuk dëshiron të identifikohet më me persona të përfolur për afera të ndryshme.

Kastrati është akuzuar nga eksponentë të PD për ndërtimin e 5 kateve pa leje në Downtown One – pallatin me hartën e Shqipërisë, për traun në Rrugën e Kombit, për koncesionin 35 -vjeccar të Portit të Limionit, që është sekuestruar nga SPAK për shkak të marrjes së pronave të ushtrisë dhe për abuzime në tregun e naftës. /Zoom.al