zoom

Politikë

Edhe ministri Manja bën “lojë fjalësh” për Amnistinë, por nuk shpjegon nëse lirohen zyrtarët

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar sot se Amnistia Penale është e cunguar, pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk parashikohen.

“Iliri është i martuar, ka 7 fëmijë, pasi ka shlyer dënimin është punësuar në shërbimin e provës si mirëmbajtës. I është kthyer jetës së rregullt. Do bëjmë çmos për shkollimin e fëmijëve.

Meqë jemi tek amnistia, një nga parimet kryesore është humanizmi dhe riintegrimi në shoqëri. Për ata që si Iliri kanë vuajtur 2/3 e dënimit.

U bënë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën.

Amnisti e cunguar. 95 përqind e veprave të kodit Penal janë të përjashtuara. Askush prej nesh nuk ka qëllim të amnistojë asnjë persona të dënuar nga GJKKO”, tha Manja për gazetarët.

Por sikurse edhe deputeti Xhemal Qefalia dje, edhe ministri socialist bëri një “parabolë fjalësh”, pas së cilës fshihet e vërteta dhe nuk fashitet dyshimi i opozitës, se një nga veprat penale që mazhoranca kërkon të amnistojë, është lirimi i zyrtarëve të hetuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar nga GJKKO e SPAK, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pra Manja nuk shpjegon dot nëse ulja e dënimit liron shumë zyrtarë të dënuar, pjesa më e madhe të mazhorancës, si dhe nëse një nga veprat në fjalë bën pjesë tek ky 5% përfitues. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura