Aplikacion
Në një intervistë të fundit, këngëtari u shpreh se askush në SHBA nuk tallej me flokët e tij, derisa u transmetua episodi i serialit të animuar në vitin 2005.
“Të kesh flokë të kuq në Angli është diçka për të cilën njerëzit bëjnë gjithmonë shaka. Por në SHBA nuk ndodhte kështu. Në Amerikë njerëzit nuk e dinin se çfarë ishin flokët xhinxher.”
“Ai episodi i “South Park” më shkatërroi jetën,” tha ai. “Unë shkoja [më parë] në Amerikë dhe të gjithë më thonin ‘Më pëlqejnë flokët e tu’. Dhe unë mendoja ‘Oh Zot, njerëzve u pëlqejnë flokët e mi? Dhe pastaj më kujtohet ai episodi që doli.”
Episodi, i titulluar “Ginger Kids”, u transmetua në sezonin e nëntë të shfaqjes, ku Eric Cartman zgjohet një mëngjes me flokë të kuq/portokalli, të cilave u referohen si “gingervitis”.
Episodi, i cili u shkrua nga bashkëkrijuesi Trey Parker, shkaktoi polemika në atë kohë pas raportimeve se nxiti dhunë ndaj njerëzve me flokë në ngjyrë të kuqërremtë.
Sheeran theksoi se ai është ende një fans i serialit.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet