Aplikacion
Roven Zeka, kryepolic i Elbasanit në atë kohë, sot shef i Komisariatit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, i foli me një gjuhë prej “të forti” deputetit Tomor Alizoti.
Gjatë protestës, Alizoti u përplas me Roven Zekën, duke i kërkuar llogari për përdorimin e dhunës nga policia ndaj protestuesve. Në vend të një përgjigjeje profesionale, Zeka u përgjigj me një ton të ashpër dhe kërcënues: “E zgjidhim ne atë punë!”, një qëndrim prej “të forti”, që në çdo vend tjetër të botës do të kishte mjaftuar për ta parë atë jashtë uniformës së policisë, të cilën, sicc tregon ky episod e shfrytëzon jashtë kritereve të ligjit.
Kjo ngjarje dhe figura e Roven Zekës janë rikthyer në qendër të vëmendjes teksa qytetarët e Tiranës po kërkojnë të dinë se kush është përgjegjësi për trafikun kaotik që ka kapluar kryeqytetin në çdo rrugë dhe po ua bën të pamundur jetesën.
Figura e Roven Zekës ka qenë objekt akuzash edhe në të kaluarën. Në vitin 2016, Partia Demokratike e denoncoi atë si një zyrtar policie të lidhur me qarqe kriminale, përfshirë grupin e Emiljano Shullazit. Ky fakt ngre dyshime të mëtejshme mbi përshtatshmërinë e tij për të mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në Policinë e Shtetit.
Por pavarësisht akuzave të asokohe dhe sjelljes së papërshtatshme për një zyrtar policie ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Roven Zeka u katapultua me detyrë në Tiranë, në një prej komisariateve më të rëdësishëm të policië. “Ai ka lidhje të drejpërdrejta me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Prodën. Është njeri i besuar i tij. Kanë punuar bashkë në Elbasan dhe për çdo gjë rakordon me atë, duke anashkaluar edhe drejtorin e Policisë së Tiranës, Elton Alushin”, – i tha Zoom.al një burim brenda radhëve të policisë.
View this post on Instagram
Por pasur parasysh akuzat e shumta ndaj Zekës, si për dhunë ndaj protestuesve dhe lidhje të dyshimta me elementë kriminalë, qëndrimi i tij në një post të rëndësishëm si shef i Qarkullimit Rrugor të Tiranës dëmton rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore. Qytetarët e Tiranës që kërkojnë në internet se kush është zyrtari i policisë që duhet t’u zgjidhe probleme tme trafikun, po zbulojnë se kush është në të vërtetë Roven Zeka dhe përse ai e mban këtë detyrë.
Ky rast, dhe jo vetëm, tregon nevojën urgjente për rishikimin e kritereve të përzgjedhjes dhe promovimit të zyrtarëve të policisë. Teksa nëpër fjalime të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, apo Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha theksohet se transparenca dhe integriteti duhet të jenë parimet themelore për të garantuar që ata që mbajnë poste publike të jenë shembull për shoqërinë, në realitet ndodh që në detyra të rëndësishme katapultohen zyrtarë që tregojnë zell kundër opozitës apo që janë të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar.
Nëse Edi Rama synon të rikthejë besimin e qytetarëve tek policia dhe institucionet e tij, largimi i personave si Roven Zeka duhet të jetë një prioritet i padiskutueshëm. /Zoom.al