zoom

Aktualitet

E zbulon juristi: Ja dosjet në SHBA për 3 politikanët shqiptarë që duhet të shkojnë në burg

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një studio televizive se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Edi Ramës për lidhjet me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI.

Kjo, sipas Spahiut e bën Shqipërinë shtetin e parë në Evropë që ka 3 kryetarët e partie kryesore në hetim për akuza të rënda dhe për të tria bëhet shkak SHBA.

“E para dosja zyrtare e Metës për lobim në SHBA që ka deklaruar zyrtarisht Arben Kraja; kemi Lulzim Bashën për çështjen e aferës për lobimin rus dhe kemi Edi Ramën për të njëjtën gjë, që ka financuar një zyrtar të lartë të FBI”, tha Spahiu.