zoom

Aktualitet

“E vrau mor legeni, e vrau”/ Del videoja e plagosjes në PD-në e Kavajës. Autori ikën i qetë

Dalin pamjet e çasteve të para të plagosjes në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Autori, Ndriçim Jonuzi, shihet teksa ikën i qetë me makinë, teksa i plagosuri, 27-vjeçari i plagosur Bledar Okshtuni mbahet për krahu nga miqtë dhe drejtohet për në spital.

Në video dëgjohen edhe thirrjet e qytetarëve që kërkojnë kapjen e autorit.