zoom

Aktualitet

E tmerrshme në Durrës! I hapën profil fals në TikTok dhe e denigronin, vetëvritet nëna e 4 fëmijëve

Një profil fals i hapur në “Tik Tok” me emrin e saj, ku denigrohej nga ana morale dhe bullizohej nga kolegët, dyshohet të jetë bërë shkaku i një ngjarje të rëndë. Vetëvrasjes së një 41-vjeçareje në Durrës, e për më tepër nënë e 4 fëmijëve.

Nëna e katër fëmijëve, mëngjesin e 2 janarit është transportuar në spital, pasi kishte konsumuar fostoksinë, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që po përjetonte, kurse ngjarja u mësua vetëm sot.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo u transportua menjëherë drejt Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një ditë më vonë, pasi as terapia me lavazh stomaku dhe as ndërhyrja e mjekëve nuk e shpëtuan dot për shkak se helmi kishte vepruar në gjak dhe organet jetësore.

Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë, ndërsa mësohet se gruaja kishte denoncuar një vit më parë pranë autoriteteve këtë adresë false që i denigronte figurën nga ana morale, por nuk dihet nëse është marrë parasysh apo jo.

Mësohet se gruaja me origjinë nga Dibra, jetonte në Durrës me fëmijët e saj, më i madhi 21 vjeç dhe më i vogli 10 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer për festat e fundvitit. /ZOOM.AL/

 

 

Postime të lidhura