zoom

Aktualitet

E tmerrshme! 33-vjeçari tenton ta përdhunojë të renë në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë.

Agresori Gj. Koleka e përndiqte prej kohësh 32-vjeçaren dhe dje ka tentuar ta përdhunojë, në zonën e 9-katësheve.

Koleka ka shkuar te dyqani i vajzës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Vajza i ka shpëtuar nga duart dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Para uniformave blu ajo ka thënë se 33-vjeçari ka ushtruar dhune fizike ndaj saj shume herë, si dhe e ka përndjekur prej kohësh.