zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 51-vjeçari vret fqinjin pas sherrit

Një plagosje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, ku ka humbur jetën një 56-vjeçar. Ai është goditur me grusht në qafë nga fqinji i tij, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në banesë, pak minuta pas sherrit të ndodhur.

Policia bën me dije se 56-vjeçari ishte konfliktuar me një 51-vjeçar, ku ky i fundit e ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në laring.

Pas sherrit, 56-vjeçari është larguar për në shtëpi, por është ndjerë menjëherë keq duke humbur edhe jetën.

Policia arrestoi 51-vjeçarin, i cili tashmë do të akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.