Aplikacion
Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, në rrethana dhe motive që po hetohen ende nga policia vendore.
Burime zyrtare konfirmuan se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në fshatin Porav.
“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij”, tha policia.
Njoftimi u mor me një telefonatë në sallën operative, nga të afërmit e viktimës, që gjetën trupin e përgjakur.
“Grupi hetimor po shkon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes”, thuhet në reagimin e policisë.
Në pyetje po merren familjarët e të ndjerit, teksa pista kryesore mbetet flijimi në gjendje depresive, por nuk përjashtohet ndonjë krim në familje apo ngjarje aksidentale, teksa pritet ekspertiza balistike. /ZOOM.AL/