zoom

Aktualitet

E rëndë në Shëngjin, punëtori bie nga lartësia e pallatit dhe vdes. Hetime edhe ndaj firmës (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shëngjin, me pasojë humbje jete.

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën sapo ka nisur nga puna, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati që po ndërtohej. Ngjarja paraprakisht cilësohet si aksidentale.

Viktima është identifikuar si Emilano Frroku, 28-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth 07:30 teks apunëtori humbi jetën rrugës për në spital.

Policia e Lezhës konfirmoi ngjarjen tragjike dhe dërgoi grupin hetimor në kantier, duke nisur investigimin për shkaqet dhe rrethanat.

Hetime nisën edhe për kompaninë e ndërtimit dhe drejtuesit teknikë, teksa Prokuroria do vendosë se si do veprohet. Ka dyshime për mungesën e kushteve të sigurisë në punë. /ZOOM.AL/