Aplikacion
Një grua e moshuar gjeti të pajetë bashkëshortin e saj në ambientet e banesës, në rrethana dhe shkaqe që po hetohen, teksa pista kryesore mbetet flijimi.
“Më datë 26.02.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga bashkëshortja pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. B., 71 vjeç”, njoftoi zyrtarisht policia vendore, pa dhënë asnjë detaj më tepër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa në pyetje po merret bashkëshortja, për të mësuar problemet e viktimës, nëse ishin familjare apo psikologjike, të shkaktuara nga depresioni apo ndonjë sëmundje. /ZOOM.AL/