zoom

Aktualitet

E rëndë në Fier/ Dy persona gjenden të vdekur nga familjarët

Dy persona u gjetën të pajetë nga familjarët e tyre në Fier.

Sipas policisë, bëhet fjakë për shtetasen F. K., 59 vjeçe dhe shtetasin I. T., 66 vjeç.

Të dy ata dyshohet se janë vetëvarur, 59-vjeçarja në një hangar në afërsi të banesës, ndërsa 66-vjeçari në një kasolle, pranë shtëpisë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet që i kanë çuar ata drejt vetëvrasjes.