zoom

Aktualitet

E rëndë në Fier/ 25-vjeçari tenton t’i japë fund jetës

Një 25-vjeçar nga Fieri ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve të para nga policia, i riu ka tentuar të vetëvritet me thikë, por fatmirësisht është shpëtuar në kohë.

Aktualisht ai mësohet se ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen shkaqet që e shtyn të riun drejt aktit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “Kastrioti”, Fier, shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë).
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.