zoom

Aktualitet

U godit në kokë nga cjapi, 72-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Një 72-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një cjap.

I moshuari me iniciale I. S., banues në Fshat Maliq, u dërgua në urgjencën e spitalit te Korçës në orën 20:00.

Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 72-vjeçarin e ka goditur në kokë një cjap.

Njoftimi i policisë: 

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.