zoom

Aktualitet

E rëndë në Durrës, makina me targa të huaja përplas për vdekje të moshuarin te “Plepat”

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen njoftohet se ka ndodhur më parë në Durrës.

Ngjarja sipas policisë vendore, u shënua në aksin e mbipopulluar rrugor Plepa-Shkozet, kur një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po punohet edhe për procedimin e shoferit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Trupi i viktimës, mbi 70 vjeç, u dërgua në Morg, në pritje të identifikimit. /ZOOM.AL/