zoom

Aktualitet

E rëndë në Dibër/ Zjarr në stallën e bagëtive, lopë e viça digjen brenda

Një zjarr i rënë në orët e para të kësaj të hëne në një stallë bagëtishë në fshatin Lashkizë të Zall Dardhës në Dibër.

Zjarri ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit ku ka përfshirë gjithë stallën. Për shkak se kjo e fundit ka qenë e ndërtuar në masën më të madhe me lëndë druri, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka në pak minuta.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 4 lopë e 4 viça, 55 krerë dele, 20 koshere bletë që ndodheshin ngjitur me stallën dhe bazë ushqimore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Postime të lidhura