zoom

Bota

E rëndë në Bosnje Hercegovinë/ Ekzekutoi ish-gruan dhe dy të tjerë, më pas autori vret veten

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Bosnjë ditën e sotme. Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave të raportuara në Gradacac.

Mediat e huaja shkruajnë se Nermin Sulejmanoviç, i mori jetën ish-gruas së tij dhe krimin e transmetoi ngjarjen e rëndë në rrjete sociale.

Por nuk u ndal me kaq pasi vrau dy persona të tjerë dhe duke lënë edhe të plagosur.

Autoritetet nisën menjëherë një operacion për kapjen e autorit dhe siç mësohet nga mediat atje, ai më pas ka vrarë veten