zoom

Slider

E pabesueshme, Japoni mposhti me përmbysje 2-1 Gjermaninë | VIDEO

E pabesueshme në Doha: Japonia mundi Gjermaninë 2-1 me përmbysje në një ndeshje emocionuese.

Pjesa e parë e lojës foli për “pancerat” që dominuan në fushë duke kaluar në avantazh me Gundogan, që realizoi me penallti.

Në pjesën e dytë muzika ndryshon, pavarësisht mundësive të shumta për skuadrën e Flick.

Ndryshimet e trajnerit aziatik Moriyasu i japin më shumë forcë Japonisë, e cila gjen fillimisht barazimin me Doan në minutën e 75’.

Në ekulibër loja bëhet më interesante dhe në minutën e 83’, Asano shënoi një gol të shkëlqyer pas një aksioni model.

Tri pikë të arta për Japonin, që e nis në mënyrë të shëkqlyer Botërorin e Katarit. /zoom.al/