zoom

Aktualitet

E moshuara dhunohet me bastun nga nusja e saj, përfundon në spital

Një 82-vjeçare është dhunuar me bastun nga nusja e saj, Elmira Buci.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa Nazime Buci ka përfunduar në spital ku janë të dukshme shenjat e dhunës në trupin e saj.

Pas ngjarjes, 43-vjeçarja që dhunoi vjehrrën është arrestuar nga Policia e Shkodrës.

Elmira Buci u denoncua nga 82-vjeçarja e cila e paditi pasi e goditi me bastun.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media),”- raporton policia.