zoom

Aktualitet

E mbyti në dhomën e gjumit, e shkuara e errët e 58-vjeçarit që vrau babain e tij në Divjakë

Fshati Remas i Divjakës u trondit sot nga një krim makabër, ku një 58-vjeçar mbyti babain e tij të moshuar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërkohë që i moshuari i gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa i biri tentoi të arratisej. Pavarësisht tentativave, Andrea Stasa u arrestua pak çaste më vonë nga policia, në gjendje të dehur.

Gjithçka duket se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku babë e bir nisën të debatonin verbalisht. Pasi i biri problematik ka goditur disa herë me grushte të atin, e ka mbytur atë në dhomën e gjumit, duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima, Dhimitër Stasa, jetonte me dy djemtë e tij.

Po kush është autori?

58-vjeçari ishte person me precedentë të mëparshëm penal.

Mësohet se autori ishte dënuar me 12 vite heqje lirie në Itali, për vepra që lidhen me trafikun, ndërkohë që para 1 viti ai u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Tashmë 58-vjeçari ndodhet pas hekurave, ndërkohë që pritet të zbardhet dëshmia e tij.

Ndërkohë që viktima kishte 5 fëmijë, tre djem dhe 2 vajza, nga të cilët dy ishin me sëmundje mendore.