zoom

Aktualitet

E konfirmon MEPJ, një shqiptare e bllokuar në Kabul, po punohet prej 24 orësh për shpëtimin e saj

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konfirmon se në Afganistan ndodhet edhe një shqiptare. E kontaktuar nga BalkanWeb, MEPJ thekson se shqiptarja punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.

Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan.

Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve. Siç thekson Ministria e Jashtme për BalkanWeb, prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.