zoom

Aktualitet

E kërcënonin për ta çuar prostitutë! Skandali në media, reagon Policia e Shtetit

Ditën e djeshme, “Fiks Fare” ka denoncuar rastin e një të miture, e cila kërcënohej se do ta trafikonin për prostitucion. Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë, nëna e të miturës i është drejtuar emisionit.

Pas denoncimit ka ardhur edhe reagimi nga policia e shtetit duke thënë se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, menjëherë pas transmetimit, e ka vlerësuar me përgjegjësi të lartë këtë rast dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, njofton policia.

Njoftimi i polotë i policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ që ju prezantoni, ku një shtetase e mitur në Fier denoncon për neglizhencë të Policisë për trajtimin e denoncimit të bërë nga ana e saj, dua t’ju informoj se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, menjëherë pas transmetimit, e ka vlerësuar me përgjegjësi të lartë këtë rast dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, një grup pune, me qëllim verifikimin e proceduarave standarde të ndjekura nga ana e strukturave të Policisë Fier, si dhe të pretendimeve që shtetasja e mitur dhe nëna e saj kanë ndaj veprimeve të Policisë.