zoom

Bota

E FUNDIT/ Përsëritet historia? Në karantinë qyteti kinez me 9 milionë banorë, shpërthim rastesh

Zhvillim i fundit– Këtë të premte, Kina ka urdhëruar vendosjen e një izolimi masiv të 9 milionë banorëve të qytetit verilindor të Changchun-it,  si pasojë e një shpërthimi rastesh të reja me COVID-19, në zonën që i atribuohet variantit Omicron.

Banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, ku vetëm një anëtar i familjes do të lejohet të dalë për të blerë ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme çdo dy ditë, shkruan Associated Press.

Të gjithë banorët duhet t’i nënshtrohen tre raundeve të testimit masiv, ndërsa bizneset jo thelbësore janë mbyllur dhe lidhjet e transportit janë pezulluar.